Futboll

Revolucion në Premier Ligë, tifozët do të dëgjojnë për herë të parë bisedat e gjyqtarëve me lojtarët

Tifozët e Premier Ligës do të mund të dëgjojnë për herë të parë live bisedat mes gjyqtarëve dhe lojtarëve gjatë ndeshjeve, duke u bazuar në teknologjinë “Ref Cam” të përdorur sezonin e kaluar.

Ky zhvillim shënon një tjetër hap drejt rritjes së transparencës në gjykimin e ndeshjeve.

Fragmente të përzgjedhura të bisedave do të transmetohen pak çaste pas incidenteve kryesore në një ose dy ndeshje me “Ref Cam” për çdo xhiro.

Por bisedat që lidhen me rishikimet e VAR-it do të mbeten jashtë transmetimit, në përputhje me rregullat aktuale të IFAB-it.

Futbolli ka qenë i ngadaltë në replikimin e inovacioneve të transmetimit të përqafuara nga sportet e tjera, me intervista në ndeshje dhe kamera të dhomave të zhveshjes të pranuara prej kohësh në sporte si ragbi, si dhe në shumë sporte amerikane. Nën presionin në rritje, futbolli po kërkon me vonesë të hapet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë