Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale nën 15 vjeç, pezullohet ligji në Francë

Gjykata Kushtetuese e Francës ka bllokuar ligjin që ndalonte aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, duke e konsideruar atë në kundërshtim me garancitë kushtetuese, përfshirë lirinë e shprehjes.

Në vendimin e saj, Gjykata argumenton se zbatimi i ndalimit do t’i detyronte edhe të rriturit të provonin moshën për të aksesuar platformat online.

Sipas saj, ligji nuk përcaktonte qartë kushtet dhe kufijtë e këtij verifikimi, duke mos ofruar garanci të mjaftueshme ligjore për mbrojtjen e të drejtave themelore.

Ligji ishte miratuar nga Parlamenti francez dhe synonte të ndalonte përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 15 vjeç. Franca do të bëhej vendi i parë europian me një kufizim të tillë, pas Australisë, e cila në dhjetor të vitit 2025 vendosi ndalimin e aksesit në disa platforma për të miturit nën 16 vjeç.

Pallati Elysee ka bërë të ditur se presidenti Emmanuel Macron mbetet i vendosur që reforma të hyjë në fuqi përpara pranverës së vitit 2027, ndaj ka urdhëruar kryeministrin të rishohë projektligjin dhe të përfshijë shqetësimet e gjyqtarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë