Bota

Tërmeti 7.7 ballë godet Indonezinë, raportohet për viktima. Pasgoditjet dhe rrëshqitjet e dheut përkeqësojnë situatën

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi mëngjesin e së shtunës ishullin Flores në Indonezi, duke shkaktuar viktima, shembje ndërtesash dhe evakuime masive.

Autoritetet lëshuan fillimisht një paralajmërim për cunami, i cili u hoq rreth tre orë më vonë, pasi u regjistruan dallgë të vogla në disa zona bregdetare. Sipas raportimeve të autoriteteve lokale, deri më tani kanë humbur jetën 20 persona.

Tërmeti u regjistrua në orët e para të mëngjesit, me epiqendër në det, pranë ishullit Flores, rreth 68 kilometra në veriperëndim të qytetit Ende. Tërmeti ishte relativisht i cekët, çka kontribuoi në intensitetin e fortë të lëkundjeve të ndjera në zonat përreth. Pas goditjes kryesore u regjistruan edhe disa pasgoditje.

Dëme të konsiderueshme janë raportuar në disa pjesë të Nusa Tenggara Lindore. Ndërtesa janë shembur pjesërisht, ndërsa janë raportuar edhe rrëshqitje dheu, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime në infrastrukturë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë