Gazeta Si – Dy raste të dhunës në familje kanë çuar në pranga dy persona në Lezhë dhe Kurbin, ndërsa kontrollet në banesat e tyre kanë zbuluar edhe armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse.
Në Lezhë, policia arrestoi në flagrancë një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e vëllait.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan pesë kallëpë tritoli, një pushkë dhe municion luftarak.
Ndërkohë, në Kurbin u arrestua një 48-vjeçar nga Mamurrasi, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Në banesën e 48-vjeçarit u gjet një automatik me fishek në fole, si dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje