Futboll

Egnatia shkruan historinë, siguron grupet e Evropës

Egnatia ka shkruar historinë e Klubit të vet. Klubi rrogozhinas pas humbjes 3-1 në Irlandë ka arritur të përmbysë në ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Europa League Shamrock Rovers, pasi ka fituar me rezultatin 5-1.

Për pasojë kampionët e Shqipërisë të drejtuar nga Nevil Dede do të marrin pjesë në raundin Play-Off të Europa League, ku do të luajnë me norvegjezët e Lillestrom.

Ndërkohë Dinamo, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në Letoni, ka arritur të kualifkohet në play-off të Conference League, pasi ka fituar 4-0 ndeshjen e kthimit të turit të tretë në elbasan arena.

Ajo do të luajë në play-off të conference league kundër Pafos të Qipros, që sezonin e kaluar mori pjesë në grupet e Champions League.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë