Gazeta Si – Një sherr për pronën ka rrezikuar të kthehet në një konflikt me armë zjarri mes dy vëllezërve në Vlorë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në lagjen e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku njëri prej tyre, Julian Toro, ka kërcënuar tjetrin me armë.
Situata mund të kishte shkuar deri në përdorimin e pistoletës pa ndërhyrjen në kohë të policisë që e arrestoi 47-vjeçarin.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një pistoletë, 2 krehra dhe 30 fishekë. Sipas policisë, 47-vjeçari rezulton gjithashtu me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje