Shendet

Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni

Me më shumë se një të katërtën e të rriturve në mbarë botën që nuk arrijnë të përmbushin nivelet e rekomanduara të aktivitetit fizik, ngjitja e shkallëve në vend të ashensorit mund të jetë më e dobishme nga sa mund të mendojnë shumë njerëz.

Studiues nga Universiteti i Anglisë Lindore dhe Spitali Universitar Norfolk dhe Norëich zbuluan se njerëzit që ngjiteshin rregullisht shkallëve kishin 39% më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 24% më pak gjasa të vdisnin nga çdo shkak sesa ata që ngjiteshin shkallëve më rrallë.

Ata gjithashtu kishin më pak gjasa të zhvillonin sëmundje të rënda kardiovaskulare, duke përfshirë atak në zemër dhe goditjet në tru.

“Ngjitja e shkallëve është një mënyrë praktike dhe shpesh e anashkaluar për të përfshirë aktivitetin fizik në jetën e përditshme”, thotë Vassilios Vassiliou i Shkollës Mjekësore Norëich në Universitetin e Anglisë Lindore.

Studiuesit analizuan të dhëna nga më shumë se 480,000 pjesëmarrës të moshës midis 35 dhe 84 vjeç, duke u mbështetur në nëntë studime me cilësi të lartë me një periudhë mesatare ndjekjeje prej 14 vjetësh.

“Ndryshe nga të shkuarit në palestër ose të bërit një stërvitje, ngjitja e shkallëve është diçka që mund ta përshtatni lehtësisht në ditën tuaj në shtëpi, në punë ose kur jeni jashtë,” thotë Sophie Paddock, nga Shkolla Mjekësore Norëich në Universitetin e Anglisë Lindore.

“Është një mundësi e mirë për njerëzit që nuk kanë shumë kohë ose qasje të lehtë për t’u ushtruar. Pra, nëse keni mundësinë të merrni shkallët ose ashensorin, zgjidhni shkallët pasi kjo do t’ju ndihmojë zemrën.”

Vetëm disa minuta ngjitje shkallësh disa herë në javë mund të përmirësojnë gjendjen fizike kardiorespiratore dhe të ulin kolesterolin, sipas hulumtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë