Gazeta Si – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg kolumbianin Saimir Rosales Rodriguez, i dënuar me 14 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Frakull.
Rodriguez, i njohur me nofkën “Kimisti”, u soll në Shqipëri për të vuajtur dënimin e dhënë pas hetimeve të SPAK-ut për laboratorin e kokainës në Frakull.
Ai konsiderohet një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në aktivitetin kriminal.
Pas operacionit kundër laboratorit të kokainës, Rodriguez ishte larguar nga Shqipëria, por u arrestua më vonë në Kolumbi.
Pas ekstradimit dhe sjelljes në Shqipëri, ai do të vuajë dënimin prej 14 vitesh burgim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje