Drejtësia

Mashtronin të huajt me ‘Call Center’, shkon në gjyq dosja ndaj 3 personave

Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 persona të cilët akuzohen për mashtrime me “Call Center” në Tiranë.

Tre të arrestuarit janë menaxheri i “Call Center”-it, Klaudio Sulejmëni dhe 2 punonjësit Franko Karemani dhe Eriglen Arapi. Të tre u arrestuan në nëntor të vitit 2025 teksa ushtronin veprimtarinë e paligjshme në Selitë.

Punonjësit që rekrutoheshin mësoheshin sesi të bindnin shtetasit e huaj për të rifituar paratë e humbura me call center, por në vend të kësaj ata u merrnin edhe paratë e mbetura.

Klaudio Sulejmëni dhe Franko Karemani akuzohen për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’, ndërsa shtetasi Eriglen Arapi për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë