Gazeta Si – Policia e Kavajës njofton se ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj të Rrogozhinës.
Përmes një njoftimi, policia thotë se konstatoi se në oborrin e banesës së N.U., kishte vatra zjarri, ndërsa në pjesën e pasme të saj, kishte një tjetër vatër zjarri që dyshohet se është përhapur, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe toke me 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore.
Zjarri ditën e djeshme në fshatin Lekaj rrezikoi edhe banesat e zonës, por fatmirësisht pas ndërhyrjes në kohë nga forcat zjarrfikëse, u arrit të shuhej.
Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje