Ka ndodhur

Minatori humbi jetën në punë, arrestohet drejtuesi teknik i subjektit minerar

Gazeta Si – Policia ka arrestuar 63 vjeçarin P.K., drejtues teknik në subjektin minerar, ku punonte minatori 40 vjeçar I.K., i cili humbi jetën si pasojë e shembjes së galerisë dy ditë më parë në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në cilësinë e drejtuesit teknik të subjektit minerar nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë