Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, teksa ka caktuar ‘arrest shtëpie’ per shefen e financës Valbona Doni dhe arkëtaren Paola Dana, të cilat u arestuan nga policia pasi dyshohen se kanë përvetësuar mbi 700 mijë euro.
Gjatë seancës gjyqësore dy vartëset kanë dëshmuar se shumën e parave i ka përvetësuar ish-drejtoresha. Sipas shefes Valbona Donit lekët pasi kaloheshin nga arkëtarja te zyra e financës vinte e i merrte ish-drejtoresha.
Gazmend Frëngu prokurori që po heton çështjen, thotë se ish-drejtoresha është frekuentuese e rregullt e kazinove. Nga kqyrja e kamerave të kazinove ka rezultuar se në dy prej tyre (në Tiranë) ka një numër të madh hyrjesh dhe daljesh.
Të treja akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.
Hetimi për këtë rast nisi pas denoncimit të bërë nga vetë Posta Shqiptare, e cila pas një kontrolli, konstatoi parregullsi në raportimet dhe administrimet financiare të konstatuara gjatë kontrollit të brendshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje