Gazeta Si – Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si miku i Ervis Martinaj.
Selmani ka 1 muaj që ka lënë qelinë për shkak të afateve duke u vendosur në “arrest shtëpie”, por me këtë vendim ai duhet të kthehet sërisht në qeli për të vuajtur dënimin.
Selmani ndyshe nga herët e tjera nuk u paraqit vetë në seancë, por ka pritur që vendimi të mësohet nga banesa e tij.
Në janar, Gjykata e Posaçme dha dënim edhe për Fatmir Hysenin, Aleksadër Maxhakun, Dritan Agën dhe Oltion Lonën, pjesë e grupit të vrasjes, 25 vjet burg për secilin. I vetmi që mundi të marrë pafajësi ishte vëllai i Leonard Dukës, Elvis Duka, për të cilin SPAK nuk mundi të gjejë prova për implikimin e tij në atentat ndaj ish punonjesit te policise Santiago Malko.
Ish-polici Santiago Malko u vra në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Përgjimet e zbardhura nga komunikimet në SkyEcc treguan se në vrasjen e tij mund të jetë përfshirë klani i vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka, të cilët kishin rivalitet me Martinajn në fushën e basteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje