Gazeta Si – SPAK ka përfunduar hetimin ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi. Ish-zyrtari vendor është marrë i pandehur për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Për të njëjtën vepër penale janë marrë të pandehur edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo. SPAK ka depozituar dosjen në GJKKO, ku do t’i nënshtrohet shqyrtimit paraprak nga gjyqtari Erjon Çela.
Bëhet me dije se zyrtarët e Bashkisë Divjakë kanë kryer veprime të paligjshme gjatë procedurës të dhënies me qira të disa pasurive, që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi për 10 vite.
Pasuritë e paluajshme të përdorura për impiante diellore, në ASHK ishin regjistruar si tokë bujqësore.
Çështja nën hetim për ish-kryebashkiakun e Divjakës është referuar nga policia e Vlorës dhe lidhet me disa procedura për dhënin me qera të disa pasurive.
Bashkia Divjakë ka lidhur nje kontrake për dhënin me qera të 67 ha për ndërtimin e impianteve diellore. Kontrata është lidhur me një kompani. Trualli i dhënë me qera ka qenë i regjisturar në ASHK si tokë bujqësore.
Bashkia Divjakë i ka kërkuar ministrisë së Bujqësisë, që nga tokë bujqësore, të mund t’ja ndryshojë kategorinë dhe ta bëjë tokë pa fryt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje