Drejtësia

Vrau gruan në banesë, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin Shtjefën Ziçi

Gazeta Si – Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefën Ziçi, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Zamira Lila, ndërsa organi i akuzës u përfaqësua nga prokurorja Albulena Koliçi. Mbrojtja e të pandehurit u përfaqësua nga avokati Agim Martini.

Gjatë seancës, i akuzuari nuk ka dhënë asnjë deklaratë para gjykatës. Ndërkohë, prokuroria kërkoi caktimin e masës “arrest me burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Nga ana tjetër, avokati Agim Martini kërkoi që ndaj klientit të tij të kryhet një ekspertim psikiatrik. Sipas mbrojtjes, deri në momentin e ngjarjes ai ka qenë një familjar i rregullt, së bashku me bashkëshorten kanë rritur dy fëmijë dhe kanë pasur një marrëdhënie normale, pa konflikte të njohura, urdhra mbrojtjeje apo probleme si çift.

Sipas avokatit, ngjarja ka ndodhur në rrethana të pakuptueshme dhe për këtë arsye kërkohet vlerësimi i gjendjes psikike të të pandehurit.

Pas arrestimit, 64-vjeçari ka folur shumë pak para efektivëve të policisë. Në gjendje shoku, ai ka thënë vetëm: “Kam vrarë gruan time, çfarë kam bërë?”, pa dhënë më pas deklarime të tjera para hetuesve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë