Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj Jonaid Myzyrit dhe të pandehurve të tjerë për shkeljet me një tender me vlerë 2,2 mln euro.
Pas hetimeve të tjera lidhur me çështjen, ashtu siç GJKKO kishte vendosur, SPAK doli sërish në përfundimin se ish-kreu i Prokurimeve Publike nuk provohet të ketë kryer vepër penale.
Myzyri u mor i pandehur nga SPAK në qershor të vitit 2025 për tenderin me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor me gjatësi 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit.
Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimeve në mënyrë të paligjshme ka favorizuar bashkimin e dy operatorëve ekonomike ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuar.
Për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera janë marrë të pandehur edhe disa zyrtarë të tjerë, ndërsa për falsifikim të dokumenteve tre persona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje