Drejtësia

Padia ndaj Ols Dados, shtyhet seanca për shkak të mungesës së avokatit të Veliajt

Gazeta Si – Shtyhet seanca kundër prokurorit Olsi Dados në Gjykatën Administrative për shkak të mungesës së avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndreca.

Ky i fundit kishte paraqitur në gjykatë kërkesën për shtyrje të seancës për shkak të një problemi familjar. Dhe vetë Veliaj, i cili ishte prezent, tha se nuk mund të vijonte pa asistencën juridike. Seanca e radhës është caktuar më 24 korrik në orën 09:00.

Kryebashkiaku kërkon anulimin e dekretit të presidentit që e emëroi Dadon prokuror në 2008-ën pa Shkollën e Magjistraturës.

Palë e paditur, është edhe presidenca, institucioni që në atë kohë kur drejtohej nga Bamir Topi, dekretoi emërimin e Ols Dados prokuror.

Seanca e fundit u shty për t’u dhënë kohë palëve të shqyrtojnë kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”, e cila ka kërkuar të përfshihet si palë në procesin gjyqësor.

Shoqata i është drejtuar Gjykatës Administrative me kërkesën që të shpallë të pavlefshëm dekretin për emërimin e Ols Dados si prokuror në vitin 2008.

Sipas përfaqësuesve të saj, çështja ka interes të gjerë publik, pasi lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një prej objektivave kryesorë të veprimtarisë së kësaj organizate.

Palë e paditur në këtë proces është edhe Presidenca, institucioni që në atë kohë, nën drejtimin e Bamir Topit, dekretoi emërimin e Ols Dados në detyrën e prokurorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë