Drejtësia

Has/ Kishin kultivuar rreth 2 mijë bimë kanabis, në pranga babë e bir! Në kërkim djali tjetër

Nga Gazeta Si- Babë e bir Rr. U., 70 vjeç dhe B. U., 34 vjeç kanë rënë në prangat e policisë në Has për kultivim kanabisi. Në lidhje me këtë rast në gjendje të lirë do të hetohet kryeplaku i fshatit Vlahën, për shpërdorim detyre.

Parcela me kanabis (1874 bimë) u zbulua nga blutë në njësinë administrative Golaj, në territorin e fshatit Vlahen ku u asgjësuan me djegie.

“Si rezultat i kontrolleve, në njësinë administrative Golaj, në territorin e fshatit Vlahen, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie”.

Ndërkohë, policia njoftin se dhe djali tjetër i 70-vjeçarit, A. U., 44 vjeç është shpallur në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë