Drejtësia

Mbyllen hetimet për inceneratorin e Tiranës, 10 të pandehur dërgohen për gjykim

Gazeta Si – SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Tiranës, ku 10 të pandehur u dërguan për gjykim: sipas njoftimit, ata janë: M.T., K. D., D. Y., A.K., D.T., E. B., E.H., R.N., G.C., dhe M.L.

Mes tyre janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të shpallur në kërkim për këtë aferë. Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat për “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” ndaj tyre.

Këta të pandehur i përkasin njërit prej fraksioneve të dosjes së inceneratorit të Tiranës, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Në përditësim…


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë