Gazeta Si – Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar mbrëmjen e të mërkurës në Durrës Adi Çobën, një nga personat e dyshuar si figurë kyçe në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Sipas burimeve paraprake, operacioni është zhvilluar nga BKH, pa përfshirjen e Policisë së Shtetit. Emri i Adi Çobës u bë publik pas operacionit ndërkombëtar “Ura”, i cili goditi një organizatë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas autoriteteve italiane, ai dyshohet se kishte rolin e organizatorit të rrjetit, duke koordinuar nga Shqipëria furnizimin dhe transportin e sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë.
Hetimet italiane kanë zbuluar gjithashtu se Çoba dyshohet të ketë bashkëpunuar ngushtë me Elvis Doçin, i njohur si “Visi i Pojës”, në aktivitetet e trafikimit të narkotikëve.
Arrestimi vjen vetëm pak orë pasi kreu i SPAK deklaroi publikisht se për persona me rrezikshmëri të lartë po shqyrtohet mundësia që arrestimet të kryhen drejtpërdrejt nga strukturat e posaçme hetimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje