Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshme kryebashkiaken socialiste të Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila akuzohej nga SPAK se kishte përdorur postin e saj për të bërë presion ndaj qytetarëve lidhur me votimet e majit të vitit 2023.
Pavarësisht se Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin e Bufit me 1.6 vite burg që konvertohej në 2 vite shërbim prove, Gjykata e Posaçme e ka parë të arsyeshme që ta shpallë të pafajshme kryetaren e bashkisë.
Vendimi u mor nga një treshe gjyqtarësh e kryesuar nga Irena Gjoka. Bufi ishte marrë e pandehur nën dyshimin se kishte përdorur postin për veprimtari zgjedhore duke i bërë presion një personi që të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore të 2023-it.
Sipas kallëzimeve, kryebashkiakja ka ushtruar qëllimisht dhe vetë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale shkelje të rënda ndaj punonjësve të administratës publike, me qëllim që të pengojnë ato të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të lirë, duke përdorur kërcënime, presione dhe shantazhe.
Gjithashtu, PD Roskovec depozitoi një kallëzim tjetër penal në SPAK ndaj saj, duke e akuzuar për keqpërdorim të tenderave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje