Gazeta Si – Kupa e Botës 2026 vazhdon të dhurojë surpriza të mëdha. Holanda dhe Gjermania janë eliminuar në fazën e 1/16-ave pas humbjeve dramatike me penallti ndaj Marokut dhe Paraguait.
Ndeshja Gjermani-Paraguai përfundoi 1-1 pas 120 minutash lojë, ndërsa amerikanolatinët triumfuan nga pika e bardhë, duke siguruar një kualifikim historik për në 1/8-at e finales.
Paraguai kaloi në epërsi në minutën e 42-të me Julio Enciso, i cili shënoi me kokë pas një aksioni të ndërtuar bukur nga Almirón dhe Galarza. Ishte goli i parë në histori për “Albirroja”-n në fazën me eliminim direkt të një Kampionati Botëror.
Gjermania reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 54-t me Kai Havertz, që finalizoi me kokë një asist të Florian Wirtz. “Pancerat” kërkuan golin e fitores deri në fund, por portieri Gill mbajti në lojë Paraguain me disa ndërhyrje vendimtare.
Në kohën shtesë, gjermanët menduan se kishin gjetur golin e kualifikimit, kur Jonathan Tah realizoi me kokë në minutën e 102-të. Megjithatë, pas rishikimit në VAR, arbitri anuloi golin për një faull në zonë.
Fituesi u vendos në penallti, ku emocionet nuk munguan. Portieri Gill priti dy gjuajtje të Gjermanisë, ndërsa edhe Paraguai humbi dy mundësi për ta mbyllur serinë. Në fund, gabimi i Jonathan Tah rezultoi fatal, ndërsa Canale shënoi penalltinë vendimtare që vulosi eliminimin e bujshëm të Gjermanisë.
Kjo është hera e parë në histori që Gjermania eliminohet me penallti në një Kampionat Botëror. Nga ana tjetër, Paraguai shkruan historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në këtë fazë dhe në 1/8-at e finales do të përballet me fituesin e duelit Francë–Suedi.
Emocionante a reação do jogador Gakpo, da Holanda, após o gol. Todo o banco de reservas foi cumprimentá-lo. No sábado, ele e a esposa anunciaram a perda do filho, ainda durante a gravidez. Ele foi liberado pelo técnico, mas a pedido da esposa, decidiu continuar no mundial 🥺… pic.twitter.com/vNh2Sa7GnK
— Mariana Oliveira (@marioliveirain) June 30, 2026
Maroku siguroi kualifikimin në një mënyrë spektakolare ndaj Holandës. Afrikano-veriorët barazuan në minutën e 90-të pas një ndeshjeje ku për pjesën më të madhe të kohës kishin kontrollin e lojës.
Në serinë e penalltive, marokenët goditën dy herë shtyllën, por gjithsesi arritën të triumfojnë në një përfundim të pabesueshëm.
El Aynaoui goditi traversën, ndërsa Kluivert u ndal nga shtylla. Verbruggen dukej se kishte pritur goditjen e Rahimit, por topi i mbetur poshtë tij përfundoi në rrjetë pas një autogoli të pazakontë me thembër.
Gjatë penalltive, Timber gaboi për Holandën, Hakimi goditi shtyllën, ndërsa Bono priti penalltinë e Summerville. Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, Maroku fitoi 4-3 në penallti dhe siguroi kalimin në fazën tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje