Nga Gazeta ‘Si’- Një protestë po zhvillohet këtë të shtunë pranë TEC-eve lundruese në Vlorë, ku qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit.
”Rama në burg, Berisha në burg”, “Vlora është këtu”, “Është e shtrenjtë liria”, shkruhet në disa prej pankartave që mbajnë në duar.
Në zonë është vënë re një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar perimetrin për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe ruajtjen e rendit publik.
Protestuesit kanë marshuar drejt TEC-eve lundruese me pankarta dhe thirrje në mbrojtje të Gjirit të Vlorës, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente. Situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje