Gazeta Si – Taulant Tushe, një prej ish-drejtorëve të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, i akuzuar për aferën e ashtuquajtur “5D”, ka përfituar një zbutje të masës së sigurisë me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Tushe është liruar nga masa e “arrestit shtëpiak” dhe ndaj tij është caktuar vetëm “detyrim paraqitje”. Ai akuzohet si i përfshirë në aferën “5D” që tronditi bashkinë e Tiranës ku edhe ish-drejtorë të tjerë si Redi Molla e Mariglen Qato akuzohen se kanë përvetësuar fondet publike.
Ndaj Tushes ka dyshime se në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të KVO, si dhe anëtarët e tjerë Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku, ka favorizuar shoqërinë “5D” në 3 tendera të Bashkisë Tiranë, duke i krijuar shoqërisë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik.
Tushe ishte arrestuar në vitin 2024, ndërsa në janar të këtij viti iu ndryshua masa e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ dhe tanimë në detyrim paraqitje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje