Ngjarje

Aeroporti i Vlorës/ ‘2A Group’ bllokon hyrjen për MABCO, Pacolli: Është vënë në pikëpyetje autoriteti i shtetit

Nga Gazeta Si- Mëngjesin e kësaj të marte, situata është tensionuar sërish në hyrje të kantierit të aeroportit të Vlorës, ku kamionë të kompanisë 2A Group kanë bllokuar portën kryesore, duke penguar hyrjen e nënkontraktorëve të kompanisë MABCO.

Pas kësaj ka reaguar edhe Behgjet Pacolli, duke thënë se grupet kriminale prapë kanë bllokuar aksesin në Aeroportin e Vlorës, ku Mabco ka investuar mbi 310 milionë euro.

“Sot nuk po diskutojmë më për një konflikt biznesi. Sot po diskutojmë për ekzistencën e shtetit ligjor. Sot është vënë në pikëpyetje autoriteti i shtetit. Sot shtrohet pyetja themelore: a zbatohen vendimet e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë apo jo?”, thotë Pacolli, duke shtuar se problemi është vetë shteti ligjor.

Ndërkohë, ditën e djeshme, pasi punonjësit e kompanisë së Pacollit u futën në kantier, reagoi edhe VIA, duke thënë se kompania e Pacollit nuk punoi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kur e kishte detyrim të punonte e të zbatonte kontratat, ndërsa shton se Mabco u paraqit në kantier me persona të paautorizuar për të marrë administrimin e projektit me presion e dhunë mbi stafin.

“Ky nuk ishte rifillim punimesh. Ky ishte një akt i pastër presioni, sulmi dhe vetëgjyqësie”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë