Gazeta Si – Ata janë kampionë që ëndërrojnë të ngrenë Kupën e Botës në New York më 19 korrik për t’i çuar tifozët e tyre në qiell të hapur.
Janë idhujt e stadiumeve në këtë Kupë Bote, që mbahet për herë të parë në tre vende (Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë) dhe që luhet me 48 ekipe.
Secili prej tyre i bën zemrat e të dashurave ose grave të tyre të rrahin fort. Nga Neymar te Haaland, duke kaluar te Mbappé, Yamal dhe Bellingham. Çdo kampion ka historitë dhe flirtet e veta.

Neymar dhe Bruna Biancardi
Ata sapo njoftuan se presin fëmijën e tyre të tretë (të pestin e Neymar-it), duke festuar në rrjetet sociale me ndjekësit e tyre.
Një shenjë se sa e fortë është lidhja midis të dyve, por kyo nuk ka qenë rasti në të kaluarën. Historia e dashurisë midis Neymar dhe influencueses, Bruna Biancardi filloi në vitin 2021, edhe pse çifti ka kaluar kohë të trazuara, duke përfunduar në “mullirin” e thashethemeve.
Në vitin 2023, Bruna ishte pesë muajshe shtatzënë me vajzën e tyre të parë, Mavie, por Neymar e tradhtoi atë. Sulmuesi u pendua dhe i kërkoi falje publikisht asaj në rrjetet sociale.

Kylian Mbappé dhe Ester Expósito
Kylian Mbappé ka qenë gjithmonë në qendër të thashethemeve, që nga “Rusia 2018” – një Kupë Bote që Franca e fitoi në finale kundër Kroacisë – kur pati thashetheme për një lidhje me ish-Miss Franca, Alicia Aylies dhe, në vitin 2021, një aventure me gazetaren dhe influencuesen, Marialuisa Jacobelli.
Pa përmendur edhe takimet me modelen franceze, Ines Rau, modelen belge, Stephanie Rose Bertram dhe modelen dhe sipërmarrësen kaliforniane, Dani Grace Almeida. Tani duket se Mbappé ka gjetur stabilitet romantik me aktoren spanjolle, Ester Expósito.

Jude Bellingham dhe Ashlyn Castro
Më shumë se një vit më parë, në fillim të vitit 2025, filloi romanca midis Jude Bellingham – yll i Real Madridit dhe, për rrjedhojë, shok skuadre i Mbappé-së në Spanjë – dhe modeles amerikane, Ashlyn Castro.
Ajo është parë disa herë në stolin privat të stadiumit pranë Denise Bellingham, nënës së mesfushorit. Megjithatë, thashethemet e fundit nuk janë ngushëlluese.
Flitet për një ndarje mes tyre pikërish për shkak të nënës së futbollistit, Denise, e cila është skeptike për qëllimet e vërteta të vajzës.

Erling Haaland dhe Isabel Haugseng Johansen
Haaland shënon me shumë sukses për Manchester Cityn dhe Norvegjinë (duke debutuar në Kupën e Botës me dy gola në fitoren 4-1 të ekipit të tij kombëtar ndaj Irakut), por që nga viti 2020 ai ka qenë partner i përhershëm me bashkëkombësen e tij, Isabel Haugseng Johansen, një studente universiteti që ndan pasionin e tij për futbollin.
Të dy e njohin njëri-tjetrin që nga fëmijëria: ata u rritën së bashku në akademinë e të rinjve të Bryne, Norvegji.

Lamine Yamal dhe Inés García
Ashtu si e gjithë Spanja, ai zhgënjeu në debutimin e tij në Kupën e Botës kundër Kepit të Gjelbër, por Lamine Yamal kohët e fundit e bëri zyrtare marrëdhënien e tij me influencuesen, Inés García.
Të parë në Greqi në një darkë pas titullit të fituar të La Ligës dhe një koncert të Bad Bunny-t, çifti vendosi të dilte publikisht, duke mbërritur dorë për dore dhe duke pozuar për fotografët në darkën gala të Barcelonës.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje