Nga Gazeta Si- Protesta e 19 kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, si dhe kundër qeverisë ka ndryshuar rrugën ditën e sotme.
Pas grumbullimit te Sheshi Skënderbej, protestuesit marshuan kësaj radhe jo drejt Kryeministrisë, por drejt Parlamentit, ku e gjithë mazhoranca socialiste përfshirë Kryeministri Edi Rama, ndodhej aty.
Ndërsa socialistët ndodheshin ende brenda ambienteve të Kuvendit duke votuar rendin e ditës, protesuesit i quanin në kor hajdutë dhe tradhtarë, duke bërë thirrje edhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit, pas ndalimit në Kuvend, kaluan edhe para selisë së PD-së, aty ku u përplasën verbalisht me disa demokratë që ndodheshin në ambientet e selisë.
Ishin përfaqësuesit e PD-së që ndodhen në seli që reaguan të parët e më pas reaguan edhe qytetarët që po marshonin.
Mjekja gjinekologe Arvesa Qinami është shprehur gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë se ‘Shqipërinë e Re’ duhet ta ndërtojnë vetë shqiptarët dhe të mos presin nga të tjerët.
Qinami tha se duhen krijuar kushtet që intelektualët dhe ekspertët shqiptarë kudo në botë, të japin kontributin e tyre në Shqipëri.
“Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është çfarë do bëjmë tani e tutje. Nuk vazhdohet më me arrogancën, me mungesën e transparencës dhe pandëshkueshmërinë. Ne kemi treguar se Shqipëria ka intelektualë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë vendit. Të krijojmë kushtet që ekspertët tanë, kudo ndodhen, të japin kontributin e tyre këtu në Shqipëri. Atdhedashuria nuk matet me fjalë. Unë kam një ëndërr, që Shqipërinë e re të mos e presim nga dikush tjetër, por ta ndërtojmë vetë”, tha mjekja gjinekologe Arvesa Qinami.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje