Nga Gazeta Si- Një ngarkesë me speca të kuq nga Shqipëria është bllokuar në Kroaci pasi është konstuar prani e pesticidit Acetamiprid mbi normat e lejuara.
Në njoftimin e sistemit RASFF shkruhet se sasia e pesticidit të pranishëm është 0,41+/-0,21 mg/kg- ppm, ndërsa norma e lejuar është 0.09 mg/kg- ppm.

Një sasi e tillë sipas sistemit cilësohet si rrezik serioz për konsumatorët ndërkohë që nuk bëhet e ditur sasia e specave që është ndaluar.
Sipas rregullave, specat e kuq do të asgjësohen në Kroaci.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje