Fëmijët e vaksinuar në moshën 12-13 vjeç kundër HPV-së (papillomavirusit njerëzor) kanë pothuajse zero rrezik për të vdekur nga kanceri i qafës së mitrës para moshës 30 vjeç, zbulon një hulumtim i ri historik.
Studimi i parë i këtij lloji tregon se vdekjet kanë rënë ndjeshëm që kur vajzat në moshë shkollore filluan t’u ofrohej vaksina në vitin 2008, dhe rreth 200 jetë janë shpëtuar në Angli deri më tani falë vaksinës.
Midis viteve 2020 dhe 2024, nuk u regjistruan vdekje nga kanceri i qafës së mitrës tek gratë e moshës 20 deri në 24 vjeç- hera e parë që kjo kishte ndodhur gjatë një periudhe pesëvjeçare.
Pa vaksinim, do të pritej të kishte rreth 23 vdekje.
“Është e pabesueshme të mendosh se një injeksion i vetëm mund të eliminojë pothuajse një lloj të veçantë kanceri”, tha Peter Sasieni, studiuesi kryesor në Universitetin Queen Mary të Londrës.
Në përgjithësi, kanceri i qafës së mitrës është ende kanceri i 14-të më i zakonshëm tek femrat. Mendohet se HPV, një virus që përhapet përmes kontaktit të ngushtë lëkurë me lëkurë, shkakton 99% të këtyre rasteve.
Shumica e infeksioneve HPV zhduken pa probleme, por disa shkaktojnë ndryshime anormale qelizore dhe mund të çojnë në kancer vite më vonë.
Autorët e raportit presin që numri i vdekjeve nga sëmundja të vazhdojë të bjerë, ndërsa më shumë njerëz marrin një vaksinë HPV dhe njerëzit e vaksinuar rriten.
Cancer Research UK, e cila financoi hulumtimin, i përshkroi gjetjet si një “moment historik të jashtëzakonshëm”, por paralajmëroi se normat e vaksinimit në përgjithësi janë nën nivelet e rekomanduara.
“Ne e dimë që vaksina HPV është jashtëzakonisht efektive në ndalimin e kancerit të qafës së mitrës para se të fillojë dhe për herë të parë këto gjetje tregojnë se po shpëton jetë”, tha drejtoresha ekzekutive e organizatës, Michelle Mitchell.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje