Gazeta Si – Në ditën e 18-të të protestës kundër investimeve në Zvërnec, qytetarët janë mbledhur edhe këtë të mërkurë para kryeministrisë.
Grumbullimi në sheshin “Skënderbej” nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas njoftimit të së martës.
Thirrjet mbeten për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e ish-kryeministrit Berisha nga politika.
Sot mikrofoni u është lënë pensionistëve, ndryshe nga një ditë më parë që fjalimet u mbajtën nga të rinjtë.
Protestuesit kanë arritur të realizojnë një paradë me flamingot që janë shndërruar në simbolin e këtij tubimi.
Por flamingove iu bashkuan edhe një tufë dhish të rrethuara me gardh, jashtë të cilit vareshin posterë me slogane kundër qeverisë.
Duke mbajtur në duar një gardh rrethues, protestuesit lëvizën bashkë me dhitë. Jashtë gardhit varen edhe posterë me shprehjet: “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria”, “Ndaloni ekocidin”, “Jemi protestuese strategjike”, “Nuk aspirojmë për politikë, duam vetëm ujë në lumë”, “Dhitë bashkohen me flamingot”, etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje