Nga Gazeta ‘Si’– Udhëheqësit europianë i kanë kërkuar presidentit amerikan, Donald Trump, të përpiqet të thyejë bllokimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke pranuar propozimin që ai të organizojë bisedime në SHBA midis Volodymyr Zelenskyt dhe Vladimir Putinit.
Në samitin e G7, presidenti u ankua për një antipati të madhe midis udhëheqësve ukrainas dhe rusë që e bëri të vështirë arritjen e një zgjidhjeje dhe u zotua të bënte çmos.
Ai tha se Moska duhet të bëjë një marrëveshje, duke vënë në dukje se kishte humbur shumë njerëz, njësoj si Ukraina.
Udhëheqësit e G7, e cila përfshin SHBA-në, Japoninë, Francën, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë dhe Gjermaninë, ranë gjithashtu dakord të shtojnë sanksionet ndaj energjisë ruse.
Bashkimi Evropian tashmë po përgatit paketën e 21-të të sanksioneve, duke përfshirë kufizimet në shitjen e cisternave të LNG-së në Rusi.
Zelensky deklaroi se kishte diskutuar me udhëheqësit e G7 disa propozime që synonin forcimin e sanksioneve dhe “presionin politik” kundër Rusisë, veçanërisht në lidhje me konfiskimin e flotës së saj të naftës në hije, por tha se besonte se do të duhej që presidenti i SHBA-së ta sillte Putinin në tryezën e negociatave.
“Mendoj se Donald Trump mund ta bëjë këtë, kryesisht vetëm ai”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje