Ngjarje

Qytetarët rikthehen në protestën e 16-të kundër qeverisë

Nga Gazeta ‘Si’- Në Tiranë po zhvillohet protesta e 16 kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ku qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Tubimi ka nisur prej orës 18:00 me fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, të cilët artikulojnë kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe ndryshime në klasën politike.

Pjesëmarrja në protestë është e konsiderueshme, ndërsa qytetarët janë bashkuar në rrugët kryesore të Tiranës duke vijuar marshimin për disa orë.

Organizime të ngjashme janë raportuar edhe në disa qytete të tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Durrësin, Shkodrën dhe Pogradecin, si dhe në disa tubime të komunitetit shqiptar jashtë vendit.Në Tiranë po zhvillohet protesta e 16 kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ku qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Tubimi ka nisur prej orës 18:00 me fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, të cilët artikulojnë kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe ndryshime në klasën politike.

Pjesëmarrja në protestë është e konsiderueshme, ndërsa qytetarët janë bashkuar në rrugët kryesore të Tiranës duke vijuar marshimin për disa orë.

Organizime të ngjashme janë raportuar edhe në disa qytete të tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Durrësin, Shkodrën dhe Pogradecin, si dhe në disa tubime të komunitetit shqiptar jashtë vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë