Politike

Aksioni i SPAK, Berisha: Dumani nxorri emrat e biznesmenëve, por jo të qeveritarëve

Gazeta Si – Pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në SPAK për dosjen “Partizani”, kreu i Partisë Demokratike, komentoi edhe aksionin e Prokurorisë së Posaçme ndaj disa biznesmenëve të dyshuar, mes tyre Artur Shehu dhe Ilir Shtufi.

Berisha u ndal te ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, për të cilin e akuzon se ka nxjerrë vetëm emrat e biznesmenëve dhe jo dosjen e plotë.

“Prej 3 vitesh, shqiptarët dëgjojnë dhe kanë dëgjuar takimin famëzi në Aruba të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me bosët e karteleve të drogës. Prania e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba është konfirmuar nga gazetari investigativ, ndër më seriozët, i Italisë. Është konfirmuar nga mediat dhe kjo dihet universalisht, – tha Berisha. – Aruba është damka më e zezë, është dëshmia më flagrante e narkoshtetit shqiptar, e bashkëpunimit të ngushtë të Edi Ramës me kartelet e drogës”.

Sipas Berishës, autoritetet spanjolle kanë sjellë dosjen e plotë, ndërsa në Shqipëri nuk bëhet asnjë hetim. “Sollën dosjen e plotë dhe tani Altin Troplini Rama, vërini çdo mbiemër se i meriton, nxjerr me të drejtë emrat e biznesmenëve të implikuar, por jo të qeveritarëve. Shikoni se sa të pafytyrë janë. Shikoni se si këta mbrojnë kriminelët në zyrat më të larta të shtetit. A ka njeri që nuk e di sot se në çarterin për në Aruba shkuan qeveritarët? Kush ishin ata? Asnjëri nuk e thotë se kush ishin. Dhe ky është Altin Troplini që e fsheh. Ky është hetimi i tij”.

Nga SPAK, Berisha mohoi akuzat se ai ose djali i tij kishte me ndërtimin kullës së ashtuquajtur “Mali i Tiranës”.

“Dosja faktoi, shpifjen dhe trillimin e ulët, trillimin e ulët që u bë atë kohë për Malin e Tiranës, nga opozita e opozitës, vegël e verbër e qeverisë dhe mediat e tyre. Unë lidhje? Kurrë. Asnjë njeri… kjo është një pyetje që bazohet në trillimet e ulëta të atyre që u përpoqën të mbulojnë të vërtetën. Që u përpoqën të mbulojnë udhëtimin e qeveritarëve nga Tirana, e njerëzve të Tiranës, e takimit në Aruba, se do dilte. Dhe pastaj të opozitës së opozitës që i shërben qeverisë, e cila pa asnjë fakt, pa asnjë bazë akuzonte, por besoj se gjithçka tani në dorë të Altin Troplinit është dhe ka dalë shumë qartë se kush është dosja Aruba dhe kush është Mali i Tiranës”, u shpreh Berisha.

Berisha i është përgjigjur gazetarëve në lidhje me thirrjet dhe pankartat “Rama n’burg, Berisha n’burg” të shfaqura në protestën që vijon prej 15 ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas tij kjo është opozita e opozitës që mendon se duke luftuar opozitën e vërtetë, do ta zëvendësojë atë.

Berisha theksoi se opozita s’i ka zënë vendin askujt dhe i ftoi qytetarët dhe demokratët të marrin pjesë masivisht në protestë.

“Kjo është opozita e opozitës që mendon tani se në këtë mënyrë, duke luftuar opozitën e vërtetë, do mund të zëvendësojë atë, por opozita s’i ka zënë vendin askujt. Ndaj dhe i ftoj qytetarët, të rinjtë, demokratët të marrin pjesë sa më masivisht në këtë protestë, të mos ndikohen nga një slogan i opozitës së opozitës, e që është e vërteta dy tre sorosianëve”.

Berisha viojn ta mbështesë protestën dhe thekson. “Unë përshëndes shumë përzemërsisht ata qindra, mijëra qytetarë dhe të rinj të cilët në fakt po çlirojnë këtë vend nga diktatura më e shëmtuar, në disa aspekte edhe më e dëmshme sesa ajo e totalitarizmit, sepse kjo ka përzënë 1 milion e 300-400 mijë shqiptarë në 10 vite. Dhe ky është një dëm i tmerrshëm, që do të paktën në një kurs normal 40 vite, minimumi 40 vite për t’u kompensuar. Dhe për këtë Edi Rama, ky është një gjenocid i mirëfilltë. Gjenocid i mirëfilltë sipas konventës së OKB-së dhe Edi Rama meriton të gjykohet për gjenocid”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë