Futboll

Meksikë-Afrika e Jugut 2-0, por gjyqtari është protagonisti: 3 kartonë të kuq!

Gazeta Si – Meksika, një nga tre vendet pritëse së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, fitoi 2-0 kundër Afrikës së Jugut.

Në stadiumin legjendar “Azteca” në Mexico City, me Quiñones (‘9) dhe Jimenez (’67), vendasit mposhtën me meritë Bafana Bafana, që gjithashtu mbetën me nëntë lojtarë: Sithole ‘(49’) dhe Zwane (’84) dolën jashtë fushe me kartonë të kuq.

Po ashtu, Montes (’92) u përjashtua për vendasit. Meksikanët morën tre pikët e para në Grupin A, ku përfshihen edhe Republika Çeke dhe Koreja e Jugut.

Megjithatë, në mënyrën e vet, ishte një ndeshje historike, duke pasur parasysh se nuk kishte pasur kurrë kaq shumë kartonë të kuq (dy për Afrikën e Jugut, një për Meksikën) në një ndeshje hapëse të Kupës së Botës.

Protagonist u bë gjyqtari brazilian, Sesar Sampaio, i cili ishte shumë strikt në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë