Gazeta Si – Parashikimi i tërmeteve ka qenë gjithmonë sfida më e vështirë, dhe deri më tani e pamundur, në të gjithë shkencën e Tokës.
Dekada të tëra kërkimesh të rëndësishme ndërkombëtare, ende nuk kanë zbuluar sinjalet që tregojnë se sa shkatërrues është një tërmet dhe kur ndodh ai.
Aktualisht, është thjesht e pamundur të parashikohet një tërmet. Një ndihmë thelbësore mund të vijë nga Inteligjenca Artificiale, e cila mund të njohë automatikisht sinjalet që i paraprijnë një tërmeti duke analizuar të dhënat e lidhura me lëvizjen e çarjeve të Tokës.
Ky përparim vjen nga “Machine Learning”, një metodë automatike e pambikëqyrur, pa udhëzime të paracaktuara, që identifikon ngjashmëritë ose strukturat në të dhënat që i paraprijnë një tërmeti.
Një ekip shkencëtarësh, ka nxjerrë të gjitha të dhënat nga pesë tërmetet më të rëndësishme në të gjithë botën, tërmete që nuk u paraprinë nga ndonjë valë sizmike.
I gjithë ky informacion u përpunua nga algoritmi, i cili katalogoi dhe klasifikoi të dhënat, duke i grupuar ato në familje të ndryshme.
Sistemi ishte në gjendje të kuptonte se me cilat të dhëna të punonte, cilat të kërkonte, shkurt, të dhënat, ndryshimet e të cilave i paraprinë lëkundjeve.
Kjo ende nuk ndihmon në parashikimin e rënies së tërmeteve, por nxori në pah se në cilët tregues duhet të përqendrohet një studim sistematik i parashikimit të mundshëm të tyre.
Sipas studiuesve, studimi tregoi se analiza e Inteligjencës Artificiale, duke përdorur teknika shumë të përparuara përpunimi, mund të përmirësojë të kuptuarit e fenomeneve fizike që nxisin evolucionin e çarjeve dhe, më e rëndësishmja, paraprijnë tërmetet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje