Ngjarje

Pa dokumente për mbetjet e rrezikshme, IKMT gjobit ‘Albchrome’ dhe i pezullon aktivitetin

Nga Gazeta Si- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur dhe si dhe i ka pezulluar përkohësisht aktivitetin kompaninë “Albchrome”.

Drejtoria Rajonale e IKMT-së Elbasan kreu inspektim në këtë subjekt me fokus menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre.

Gjatë kontrollit është konstatuar se subjekti kishte të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit.

Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjësimin apo përpunimin e tyre.

Për këtë IKMT ka vendosur dënimin me gjobë në vlerën 4,000,000 lekë.

Gjithashtu, është marrë edhe dënimi administrativ me pezullim të aktivitetit deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë