Muzike

BBC: ‘Nan’, një nga këngët më emocionale në Eurovision 2026

Nga Gazeta Si- BBC e ka cilësuar këngën ‘Nan’ nga Alis, përfaqësuese e Shqipërisë, si një nga më emocionalet në Eurovisionin e këtij viti.

Sipas artikullit, kënga ka një tekst të mbushur me kulturë dhe histori.

“Është një histori e njohur në vendin e tij ku, që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, rreth 40% e popullsisë ka emigruar për të gjetur një jetë më të mirë”, shkruan BBC për Shqipërinë.

Ndërkohë, duke komentuar këngën, britanikja shkruan se është një baladë prekëse për një nënë që pret me dëshpërim kthimin e fëmijës së saj në shtëpi.

BBC gjithashtu ka shkruar dhe për interpretimin e Alis, si të vështirë të krahasohet.

“Alis e interpreton këngën me një sinqeritet dhe pasion që është e vështirë të krahasohet”.

Eurovisioni mbahet në Vienë në datat 12,14 dhe 16 maj ndërkohë që Shqipëria performon ditën e dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë