Nga Gazeta ‘Si’- Qendra tregtare “Toptani” në Tiranë u evakuua mbrëmjen e sotme pas një alarmi për bombë, i cili më pas rezultoi i rremë.
Sipas informacioneve, sinjali i alarmit u dha pasi shefi i sigurisë mori një email ku pretendohej se në ambientet e godinës ishte vendosur një sasi lënde plasëse që do të shpërthente në orën 20:30. Pas njoftimit, klientët dhe stafi u nxorën menjëherë jashtë, ndërsa policia ndërhyri duke kryer kontrolle të detajuara me qen nuhatës. Në përfundim të verifikimeve, autoritetet konfirmuan se bëhej fjalë për një alarm fals.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje