Bota

Spanja jashtë NATO-s? Sanchez: Nuk vendoset nga e-mailet e Pentagonit

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka theksuar se vendimet për Spanjën nuk merren përmes email-eve të Pentagonit, por vetëm përmes dokumenteve dhe qëndrimeve zyrtare të qeverive.

Këto komente erdhën pas një raporti të Reuters, ku u përmend një email që sugjeronte mundësinë e përjashtimit të Spanjës nga NATO për qëndrimin e saj në lidhje me luftën në Iran.

Sipas raportit, një nga masat mund të ishte pezullimi i Spanjës nga NATO. Sanchez theksoi se çdo vendim i tillë duhet të bazohet në akte formale dhe jo në email-e të brendshme.

Ditëve të fundit, ka patur raportime se SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë e ndëshkimit të aleatëve të NATO-s që nuk ndihmuan në luftën kundër Iranit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë