Nxehtësia ekstreme po kërcënon sistemet ushqimore në botë, me fermerët që nuk mund të punojnë jashtë, bagëtinë që përjeton stres dhe rendimentet e të korrave në rënie, duke vënë në rrezik jetesën e më shumë se një miliard njerëzve, ka paralajmëruar OKB.
Ekspertët thanë se furnizimi me ushqim në disa zona po “shtyhej në prag rrënimi” nga valët e të nxehtit gjithnjë e më të zakonshme dhe të rënda, në tokë dhe në det, në një raport të madh të shkruar bashkërisht nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) dhe Organizata Botërore Meteorologjike (OBM).
Fermerët mund ta kenë të pamundur të punojnë në mënyrë të sigurt për deri në 250 ditë të vitit- më shumë se dy të tretat e kohës- në rajonet tashmë të nxehta, duke përfshirë pjesën më të madhe të Indisë dhe Azisë Jugore, Afrikën tropikale subsahariane dhe pjesë të Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Nxehtësia ekstreme zvogëlon rendimentet nga lopët e qumështit dhe ul përmbajtjen e yndyrës dhe proteinave në qumësht.
Derrat dhe pulat, me rritjen e temperaturave, përballen me prishje të traktit tretës, dështim të organeve dhe shok kardiovaskular.
Rendimentet fillojnë të bien në temperatura mbi 30°C për shumicën e kulturave bujqësore, me dëmtime që përfshijnë mure qelizore të dobësuara dhe prodhimin e toksinave. Rendimentet e misrit në disa zona kanë rënë me rreth 10%. Gruri ka rënë pothuajse aq shumë dhe parashikohet të bjerë më tej ndërsa temperaturat rriten në më shumë se 1.5°C mbi nivelet para-industriale.
Valët e nxehtësisë së oqeanit po vrasin gjithashtu peshqit, pasi nxehtësia zvogëlon nivelin e oksigjenit të tretur në ujë, duke çuar në një rënie masive të popullatave.
Richard Ëaite, drejtori i iniciativave bujqësore në Institutin e Burimeve Botërore, i cili nuk ishte i përfshirë në raport, tha se është thelbësore të fillohej përshtatja me temperaturat në rritje tani, duke u dhënë fermerëve mjetet, njohuritë dhe paralajmërimet e hershme për t’i ndihmuar ata të parashikojnë dhe të mbrohen nga moti ekstrem.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje