Ngjarje

Vrasje e trefishtë në Podgoricë, mes viktimave 2 vëllezër shqiptarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë, 21 prill, në Podgoricë, ku tre persona janë gjetur të pajetë në lagjen Stari Aerodrom.

Viktimat janë tre meshkuj, ndërsa mes tyre ndodhen edhe dy vëllezër shqiptarë, Denis Hoti 28 vjeç dhe Nezrin Hoti 27 vjeç.

Krimi nuk lidhet me përplasje mes grupeve kriminale, por dyshohet se ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve personale, siç raporton Vijesti.

Autori i dyshuar është Vehid Muriçi nga Rozhaja, për të cilin policia ka nisur kërkime intensive. Dyshohet se ai ka kryer vrasjen gjatë natës në një apartament të marrë me qira në Podgoricë, ku jetonte dhe punonte në ndërtim bashkë me viktimat.

Autori i dyshuar

Sipas të dhënave paraprake, krimi është kryer me armë të ftohtë. Pas ngjarjes, i dyshuari besohet se është larguar drejt qytetit të tij të lindjes, ku dyshohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në banesën familjare.

Rasti u zbulua fillimisht pas një denoncimi nga familjarët, çka çoi më pas në ndërhyrjen e policisë dhe zbulimin e vrasjes së trefishtë në Podgoricë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë