Gazeta Si – Prej të dielës pasdite vijon të jetë aktiv zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, ndërsa ekipet zjarrfikëse të Vaut të Dejës dhe Shkodrës janë angazhuar gjatë gjithë natës për vënien nën kontroll të flakëve.
Sipas informacioneve, zjarri është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave të emergjencës.
Terreni dhe natyra e mbetjeve kanë ndikuar në komplikimin e operacionit dhe zgjatjen e punës për shuarjen e vatrave.
Gjatë ditës së djeshme në operacion u angazhuan rreth 20 zjarrfikës të Bashkisë Shkodër, ndërsa në mbështetje janë përfshirë edhe ekipe nga Lezha, Tirana dhe Kamza, me mjete dhe efektivë shtesë për koordinimin e ndërhyrjes.
Megjithatë, rreziku mbetet ende prezent, për shkak të mundësisë së riaktivizimit të vatrave të zjarrit, ndërsa punimet për neutralizimin e plotë të situatës vijojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje