Nga Gazeta ‘Si’- Shefi i zjarrfikësve të Tiranës, Arben Cara, në një komunikim për mediat foli për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, pasi zjarri përfshiu një kompleks banimi, pranë QSUT.
Ai theksoi se pas njoftimit të situatës u angazhuan zjarrfikës nga Tirana, dy helikopterë dhe efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Cara tha se ekipet po punojnë në të gjitha drejtimet për të neutralizuar vatrat që ndodhen brenda apartamenteve.
Sipas tij, është arritur të parandalohet përhapja e flakëve drejt kullave përreth, ndërsa në operacion janë angazhuar mbi 50 zjarrfikës nga Tirana, Vora dhe Kamza, si dhe forcat zjarrfikëse të ushtrisë.
Shefi i zjarrfikësve bëri me dije se sinjalizimi për zjarrin është marrë në orën 16:52 nga salla operative e policisë, pas së cilës janë njoftuar menjëherë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtori i Emergjencave Civile dhe ministri i Brendshëm.
“Menjëherë pas njoftimit, janë angazhuar të gjitha strukturat përkatëse, të cilat po punojnë intensivisht për lokalizimin e vatrave të zjarrit”, tha ai.
Sa i përket dëmeve, shefi i zjarrfikësve tha se është ende herët për të bërë një bilanc të apartamenteve të djegura, por konfirmoi se flakët kanë përfshirë të gjithë fasadën verilindore të pallatit, nga kati i parë deri në katin e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje