Ngjarje

Aksion kundër ‘Call Center’ në Tiranë/ Zbulohen dy pika

Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me krimet kibernetike dhe krimin ekonomiko-financiar, ka kryer një aksion në Tiranë për Call Center-at ku janë zbuluar ambiente ku kryhej ky aktivitet.

Burime për mediat thonë se njëra pikë është zbuluar në rrugën e Kavajës, në dy kate të një pallati.

Po ashtu, një Call Center është zbuluar pranë kopshtit zoologjik në Tiranë.

Në këto biznese janë dhjetra vende pune me operatorë.

Në janar është kryer një tjetër operacion ku u kontrolluan të paktën 28 objekte që ushtronin veprimtarinë e tyre. 

Gjatë investigimeve është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhej në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar kishin mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë