Nga Gazeta ‘Si’- Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit iranian që udhëhoqi negociatat në Islamabad, ka ironizuar Donald Trumpin në një postim në X, duke iu referuar planeve të SHBA-ve për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.
“Shijoni çmimet e tanishme të karburantit. Me të ashtuquajturin ‘bllokim’, së shpejti do të ndjeni nostalgji për naftën 4–5 dollarë,” thuhet në postim, i shoqëruar me një hartë që duket se tregon çmimet e karburantit rreth Uashingtonit.

Në një deklaratë të mëparshme të transmetuar nga mediat iraniane, Ghalibaf tha se Irani nuk do të “dorëzohet nën kërcënime”.
Çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuçi pasi tregjet e energjisë u rihapën pas dështimit të bisedimeve midis SHBA-ve dhe Iranit për një marrëveshje të re, ndërsa Trump deklaroi se do të vendosë bllokadë ndaj porteve iraniane.
Nafta Brent është rreth 102 dollarë, ndërsa ka shqetësime se përshkallëzimi i konfliktit mund të thellojë më tej krizën energjetike globale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje