Bota

Sulmet e Trump/ Papa Leoni: S’kam frikë, do të vazhdoj të kundërshtoj luftën!

Nga Gazeta ‘Si’- Papa Leoni XIV tha për Reuters se “s’ka frikë dhe do të vazhdojë të flasë kundër luftës”, pas sulmit kundrejt tij nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Nuk dua të hyj në debat me të,” tha Papa Leoni për Reuters.

“Mesazhi është gjithmonë i njëjti: paqja. Dhe këtë ua them të gjithë udhëheqësve të botës: le të përpiqemi t’i japim fund kësaj lufte. Nuk mendoj se mesazhi i Ungjillit është menduar të keqpërdoret në mënyrën si po bëjnë disa njerëz.”

“Trump nuk e diskuton Leone: ai i lutet të tërhiqet në një gjuhë që ai mund ta dominojë. Por Papa flet një gjuhë tjetër, që refuzon të shndërrohet në gramatikën e forcës, të sigurisë dhe të interesit kombëtar. Sulmi është një deklaratë impotence,” shkroi në X prifti Antonio Spadaro.

Presidenti amerikan Donald Trump e sulmoi Papën në një postim në Truth.

“Ai është i dobët në frontin e kriminalitetit dhe i tmerrshëm në politikën e jashtme. Nuk dua një Papë që e konsideron të pranueshme që Irani të ketë armë bërthamore. Leoni duhet të më jetë mirënjohës sepse, siç e dinë të gjithë, emërimi i tij ishte një surprizë tronditëse. Ai nuk figuronte në asnjë listë të kandidatëve të mundshëm dhe u zgjodh nga Kisha vetëm sepse është amerikan; në fakt, mendohej se kjo ishte mënyra më e mirë për të menaxhuar marrëdhënien me presidentin Donald J. Trump”.

Më tej vijon:

“Nëse unë nuk do të isha në Shtëpinë e Bardhë, Leone nuk do të ishte në Vatikan.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë