Nga Gazeta Si- Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të tregojnë kujdes, pasi në vendin tonë po qarkullojnë SMS mashtruese që paraqiten si njoftime nga Posta për dorëzim pakosh.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike sqaron se këto mesazhe përmbajnë linqe të dyshimta dhe kërkojnë veprime të menjëhershme, me qëllim marrjen e të dhënave personale, vjedhjen e informacioneve bankare dhe zbrazjen e llogarive financiare.


Autoritetet këshillojnë qytetarët të mos klikojnë në asnjë link të dërguar nga numra të panjohur, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos ndjekin udhëzime të dyshimta pa i verifikuar.
Po ashtu, rekomandohet që mesazhe të tilla të fshihen menjëherë dhe çdo rast i dyshimtë të raportohet në kanalet zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje