Ngjarje

Krishti u ngjall! Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje, paqe e dashuri

Gazeta Si – Besimtarët katolikë kremtojnë këtë të diel, 5 prill 2026, Pashkën, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar.

Kremtimet nisën mbrëmjen e së Shtunës së Madhe, që i paraprin Natës së Shenjtë të Pashkës, ku besimtarët pritën aktin më të rëndësishëm të festës: ngjalljen e Jezu Krishtit.

Në Katedralen e Shën Palit, ceremonia u zhvillua në një atmosferë të veçantë, mes lutjesh dhe këngësh liturgjike, teksa Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, në fjalën e tij vuri theksin te paqja, dashuria dhe solidariteti si vlera themelore që duhet të udhëheqin shoqërinë.

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, kishat e kryeqytetit dhe të gjithë vendit u mbushën me besimtarë, të cilët morën pjesë në meshën solemne të organizuar me rastin e ringjalljes së Krishtit, ku klerikët bënë thirrje për më shumë mirëkuptim dhe shpresë në këto kohë sfiduese.

Jashtë ambienteve të kishave, besimtarët uruan njëri-tjetrin me dëshirën për shëndet, lumturi dhe harmoni në familjet e tyre!

Pashkët vijojnë të mbeten një festë që bashkon besimtarët, duke sjellë një mesazh të fortë shprese dhe ripërtëritjeje shpirtërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë