Gazeta Si – Një konflikt fizik mes disa personave mesditën e kësaj të premteje në zonën e njohur si “Rruga e Çipave” në Vlorë, ka përfunduar me pasoja fatale.
Si pasojë e ngjarjes, B.A., 63 vjeç ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Vlorës. Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas policisë, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 63-vjeçari është goditur me grushte nga dy persona, tashmë të identifikuar nga policia, e cila vijon punën për kapjen e tyre.
Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës.
Forcat e policisë, përfshirë edhe efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, janë vënë në ndjekje të tij dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për më shumë detaje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje