Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kapacitetin për të sekuestruar naftën e Iranit, por nga ana tjetër shprehu dyshime nëse opinioni publik amerikan do të mbështeste një veprim të tillë.
Gjatë një aktiviteti në Shtëpia e Bardhë, Trump tha se një operacion i tillë do të ishte “i lehtë” për SHBA-të, por theksoi se mungesa e durimit nga ana e qytetarëve mund të ndikojë në vendimmarrje.
“Në mund t’ua marrim naftën. Por, e dini, nuk jam i sigurt nëse njerëzit në vendin tonë kanë durimin për ta bërë këtë… ata duan ta shohin të marrë fund,” u shpreh ai
Komentet e presidentit vijnë në një moment tensionesh të larta lidhur me konfliktin në rajon dhe sugjerojnë rritjen e presionit politik të brendshëm për t’i dhënë fund luftës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje